Fillimi i punimeve për shtrimin e shtegut për në Kalanë e Prizrenit ka filluar. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë përmes së cilit shteg po i rikthehet identiteti i kësaj zone duke përdorur gurët lumur dhe skajoret prej graniti.
Po i rikthehet shkelqimi zonës së nënkalasë në qytetin e Prizrenit.

Ky projekt i filluar nga Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të ndikojë pozitivisht në qasjen më të lehtë në njërin nga monumentet më të rëndësishme dhe më vizituara të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës.
Pavarësisht sfidave të mundshme për shkak të terrenit të vëshirë, projekti synon të përfundojë me sukses dhe të kontribuojë në rritjen e turizmit kulturor në qytin historik të Prizrenit si dhe rajonit në përgjithësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

