• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 30, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Plani franko–gjerman u mbajt fshehtë disa muaj, Borell tregon kur iu dorëzua palëve

tvprizreni by tvprizreni
November 4, 2022
in LAJME, VENDI
0
Plani franko–gjerman u mbajt fshehtë disa muaj, Borell tregon kur iu dorëzua palëve
0
SHARES
451
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka zbuluar se Kosovës e Serbisë plani franko gjerman u është dorëzuar në pranverë. Opinioni kosovar vetëm gjatë shtatorit u njoftua, nga mediat, se ka një tentativë nga Parisi e Berlini për një marrëveshje. Qeveria Kurti pas “dekonspirimit” me vështirësi e pranoi ekzistencën e planit, ndërsa në tetor u angazhua thellësisht në negociata, duke u dërguar përgjigje e propozime sponsorëve të propozimit.

Kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni qysh para verës për planin franko-gjerman, që tani është tema kryesore në fjalorin politik të vendit e rajonit. Shefi i qeverisë që ka qenë kritik i rreptë i qeverive të kaluara për mungesë trasnparence, gjatë muajve të verës ai ia ka dalë ta ruaj me lehtësi sekretin.

Por, heshtja e thye pas publikimit të lajmit se në Kosovë e Serbi është dorëzuar një plan që synin të normalizojë raportet mes palëve, pa njohje formale të Kosovës nga ana e Serbisë.

Tetori ka qenë muaji kur për planin franko gjerman u dhanë më së shumti detaje. Atë e konfirmuan edhe amerikanët edhe europianët., duke thënë se një ditë pritet edhe të publikohet në tërësi, pa treguar se kur.

Ditëve të fundit, si duket palët edhe kanë pasur afate për t’u çuar sponsorëve të dokumentit përgjigje rreth propozimit, derisa nuk dihet saktë se për të satën herë e kanë bërë këtë. Tentimi për të të arritur marrëveshje po bëhet me anë të asaj që njihet si ‘shuttle diplomacy”, por nuk po mungojnë as vizitat e ndërmjetësve në Prishtinë e Beograd.

Përfaqësuesi i lartë Josep Borell, me disa muaj vonesë, të premten, nëpërmjet një video zbuloi detaje se kur është dorëzuar plani, pa hyrë në pjesën e përmbajtes. Qëllimi i propozimit, sipas Borell, është që marrëdhëniet Kosovë -Serbi të bëhen më normale.

“Para verës ne ua prezantuam planin të dyja plavëve Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të tejkalojmë krizën permanente. Kemi kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes tyre dhe u jam shumë falënderues Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët, po i studjojmë dhe ky është një rast i mirë që ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që raportet mes Prishtinë dhe Beogradit të bëhetn më normale le të themi” tha Borell.

“Për të ecur përapra në rruëgn eeuropiane ky normalizim është shumë i rëndësishëm dhe në ditët e ardhshme do të shohim se cila është përgjigje e tyre për këtë propozim dhe shpresoj se ai do të përfaqësijë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces” shtoi ai.

Ndryshe, në reagimin e parë publik, rreth përmbajtjes së dokumentit, Zëvendëskryeministri Bislimi tha se ai i afrohet më shumë palës serbe.

Ndërkohë, në Serbi edhe sot u bë fjalë rreth propozimit, Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq.

Ai tha se për Vuçiq, në formën aktuale, dokumenti është i papranueshëm.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare pranoi konkluzionin e Vuçiqit për propozimin franko-gjerman esencialisht i papranueshëm”.

Sipas tij, baza e propozimit është që Kosova të jetë e pavarur.

Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke folur dje në Berlin për propozimin tha se Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje. Ai madje u duk optimist.

“Duhet të arrihet një marrëveshje. Ne dhe qeveria franceze jemi aktivisht të përfshirë në negociata të palëve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një proces që të dyja qeveritë do të lëvizin përpara dhe mirëkuptimi të arrihet. Shpresoj që shpejt të shohim një rezultat pozitiv. Ky proces kërkon edhe durim dhe përpjekje”, ka thënë Scholz pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Scholz tha se konfliktet që janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen dhe se “kjo është e mirë që kemi rastin dhe kemi arritur disa hapa”.

Premium WordPress Themes Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
udemy course download free
download coolpad firmware
Free Download WordPress Themes
free download udemy course
Previous Post

Scholz i kërkon Kinës që t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Next Post

Pas Berlinit, liderët e Ballkanit në Tiranë

Next Post
Pas Berlinit, liderët e Ballkanit në Tiranë

Pas Berlinit, liderët e Ballkanit në Tiranë

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

March 29, 2023
Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.