• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Plani franko-gjerman në favor të Kosovës e me njohje defacto

tvprizreni by tvprizreni
November 12, 2022
in LAJME
0
Plani franko-gjerman në favor të Kosovës e me njohje defacto
0
SHARES
166
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po konsiderohet i duhur nga ish-ministri i Brendshëm dhe analistë politik.

Ndonëse nuk është prezantuar zyrtarisht nga palët, analistë dhe komentues të politikës, thonë se nga ky plan është njohja defacto e Serbisë.

Lidhur me këtë plan, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se i njëjti mund të modelohet në Bruksel.

“I kam lexuar disa komente të planit franko-gjerman dhe mendoj se mund të diskutohet edhe në Bruksel, sepse nuk është definitive. Në tavolinën e bisedimeve, ky plan mund të modelohet mirë dhe të nxirret një projekt i mirë për shtetin e Kosovës. Njohja defacto, mospërzirja e dy shteteve në arenën ndërkombëtare”.

E në lidhje me mohimin e këtij plani nga krerët e shtetit, Mustafa e quan gabim. Ai thotë se Qeveria me ftesën që iu ka dërguar partive opozitare ka dashur t’i njoftojë për këtë plan.

“Para dy javësh është quajtur ‘fake neës’. Kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë diskutuar me grupin parlamentar dhe kryeministri i ka ftuar partitë opozitare që t’i njoftojë për planin dhe doli që është plan i saktë. Në atë plan ka kompromise të mira por edhe të dhimbshme për Kosovën, por që ekziston. Tash është dhënë mundësia që ky plan të diskutohet edhe në Bruksel, dhe aty mund të përgatitet një ‘brum’ i mirë që të krijohet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Mustafa për EO.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se me këtë plan, Bashkësia Ndërkombëtare synon t’iu tregon vendeve mosnjohëse që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra-tjetrën.

“Nuk e kam lexuar pos asaj që është publikuar në medie dhe ajo është shumë spekulative sa është e saktë dhe zyrtare, prandaj ne mund të flasim hipotetikisht vetëm mbi atë që e kemi parë në medie, dhe atë që e kemi parë, unë mendoj se është një plan solid për Kosovën, pra për të ecur tutje Kosova e jo Serbia, sepse kjo është një lloj kamuflimi i gjithë çështjes që me iu tregu vendeve mosnjohëse që në një farë mënyrë Kosova dhe Serbia e kanë pranuar njëra-tjetrën, pra është shumë mirë e formuluar në aspektin diplomatik që Serbia de-facto e njeh pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërsa për mohimin e krerëve shtetëror, Arifi thotë se ka munguar koordinimi në politikën e jashtme dhe të brendshme.

“Janë dhënë tri opsione, e para nuk ekziston, i dyti ishte që zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se është një plan i dëmshëm pra që është më shumë në favor të Serbisë, dhe në fund del kryeministri dhe thotë se po është një plan shumë i mirë, pra kjo po tregon që Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim as në politikën e brendshme e as në të jashtmen”, tha tutje ai./Front Online

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
free online course
download intex firmware
Download Premium WordPress Themes Free
lynda course free download
Previous Post

Sveçla: Nenad Gjuriq nuk mund të kthehet më në Policinë e Kosovës

Next Post

Opozita: Shëndetësia në prag të kolapsit, të emërohet sa më shpejt ministri i ri

Next Post
Ministria e Shëndetësisë kishte shpenzuar vetëm 64 për qind të buxhetit në vitin 2019

Opozita: Shëndetësia në prag të kolapsit, të emërohet sa më shpejt ministri i ri

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

March 25, 2023
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.