Mbrëmjen e së premtes rreth orës 19:45, policia në Prizren ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.
“Pas marrjës së informatës, policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave të para viktima është J.A. i lindur më 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit”, ka njoftuar policia.
Raportohet se i dyshuari B.U, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë.





