Sonte rreth orës 19:40, policia ka pranuar informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit.
Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre.
Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit, njofton zyra për informim e DRP në Prizren.