Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ Esnaf” ka reaguar pas plaçkitjes që ka ndodhur dje në një argjendari në Prizren, ku persona të panjohur kanë vjedhura ari, në vlerë rreth 170 mijë euro.
Në reagimin e tyre, thuhet që shpresojnë që organet e sigurisë sa më shpejtë të kapen personat që kanë kryer plaçkitjen.
“ Shprehim shqetësimin ndaj aktit të turpshëm të plaqkitjes që ka ndodhur tek afaristi i qyteit të Prizrenit, argjentaria Gold 2000, e cila veprimtarinë e saj ushtronë në rrugën Adem Jashari, në Prizren.
Shpresojmë se organet e sigurimit në një afat të shkurtër kohor do të zbulojnë dhe të kapin kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe të sjellin para drejtësisë.
Shoqata ESNAF edhe më herët ka paraqitur kërkesë për shtimin e sigurisë në rrugën Adem Jashari duke aktivizuar policët e komunitetit dhe shtuar sigurinë në këtë pjesë të qytetit ku ushtrohet një veprimtari delikate siç është argjentaria.
Shpresojmë se rastet në fjalë, edhe një herë, janë mësim dhe nuk do të përsëriten më dhe organet e sigurisë më me seriozitet do të përkushtohen sigurisë në rrugën Adem Jashari.”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Esnaf”.