Home LAJME Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë

0
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë

Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot u mbajt aksioni i parë i këtij sesioni me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në Kampin “Bellvedere” në Mitrovicë, duke vazhduar traditën e organizimit të dy aksioneve në vit në kuadër të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut dhe ndihmës për pacientët që kanë nevojë.

“Falënderojmë pjesëtarët e Njësisë Speciale për humanizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të shpëtuar jetë”, thuhet në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here