LAJME

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për intervenim në kushte të vështira dimërore

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për intervenim në kushte të vështira dimërore
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2023, 16:33

Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditëve të fundit kanë realizuar një trajnim specialistik.

Ata janë trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte të vështira dimërore, njofton Klankosova.tv.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të FSK-së, gjatë këtij trajnimi pjesëtarët aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasje tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik, po ashtu edhe bartjen e tyre me barelë të posaçme për dorë dhe pajisje speciale për evakuim.

Tutje thuhet se trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika