Në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH), një kontingjent i FSK-së ka realizuar trajnimin për Forcat Speciale, në mjediset e Regjimentit të Operacioneve Speciale të FARSH u zhvillua ceremonia e përfundimit të këtij kursi.
“Në këtë aktivitet morën pjesë komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, ushtarak të larte të FARSH, përfaqësues nga FSK dhe miq e familjarë të kursantëve. Në kuadër të ceremonisë të pranishmit kanë parë nga afër një demonstrim stërvitor të përgatitur nga kursantët duke kryer veprime taktike si: luftim i afërt, goditje objekti, qitje ndaj objektivave të lëvizshme, qitje me precize, qitje me pengesa, qitje me snajper etj”, thuhet në njoftim.





