Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që është arritur dakordimi për ta zgjatur pistën e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që mundësojë aterimet edhe në kushte të rënda klimatike, por edhe në uljen potenciale të çmimeve të biletave.
“Së pari temë e diskutimit ishte përfundimi i këtij projekt dhe vënia në funksion sa më herët e pistës së re të zgjatur e cila do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në çështjet aterimeve edhe në kushtet e rënda klimatike gjë që ka qenë problematike në të kaluarën”, ka thënë Aliu në konferencë për media.
“Tani pas realizimit të këtij projekti që besojmë që brena këtij viti do të jetë funksionale pista e re e që jemi dakordu se do të mund të arrijmë në këtë pikë me një punë të shtuar me intensitet më të lartë të realizimit të punëve e atëherë edhe mërgimtarët tanë si dhe udhëtarët të cilët vijnë nga jashtë dhe aterojnë në pistë do ta kenë mundësinë ta bëjnë këtë udhëtarët tanë që vijnë nga jashtë do të kenë mundësinnë që ta realizojnë këtë dhe në kushte të rënda klimatike gjë që në të kaluarën nuk ka qenë e mundur”.





