LAJME

Pika Kufitare në Jarinje merr pamje tjetër (Foto)

Pika Kufitare në Jarinje merr pamje tjetër (Foto)
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2022, 17:23

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar disa fotografi të punimeve që janë kryer në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje.

Ai ka njoftuar se tani do të investohet edhe në Merdare.

“Jemi duke investuar në rregullimin e pikave kufitare për të përmirësuar dhe lehtësuar punën për Policinë Kufitare. Pas Morinës e Bërnjakut pika kufitare në Jarinjë ka ndryshuar pamjen. Do të vazhdojmë me Merdaren dhe pikat tjera kufitare”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika