LAJME

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur energjetik deri në një vendim të Gjykatës

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur energjetik deri në një vendim të Gjykatës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2025, 11:42

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, gjyqtari… sipas padisë së paditësit… të cilin sipas autorizimit e përfaqëson Agron Selimaj, avokat nga Prishtina, kundër të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të përgjigjes së të paditurit të datës 03.06.2025 dhe propozimit për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të njoftimit për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, jashtë seancës, më datë 18.06.2025 merr këtë:

AKTVENDIM

I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.

II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit. /express

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika