Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në konferencën vjetore për medie ku prezantoi punën njëvjeçare të KPK-së, tha se dorëheqja e prokurorëve serbë ka krijuar një situatë jo të këndshme dhe komplekse dhe kërkesat e këtyre prokurorëve Këshilli ka vendosur t’i trajtojë një nga një dhe pas vitit të ri do të vendosin në mënyrë meritore për këto dorëheqje.
Ai tha se KPK për të gjithë këta prokurorë ka marrë vendim për pezullim të pagave.
Ndërsa, Maloku edhe njëherë ka shprehur kundërshtimin e Këshillit për procesin e vetingut me ndryshime kushtetuese.





