LAJME

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2021, 18:29

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra e tij.

Këtë e ka bërë të ditur zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të pres shkresat për prezantimin e fakteve që mbështesin kërkesën për shkarkimin e tij, që është kërkesë e ministrisë së Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së.

Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika