Home SPORT Pezullohen të gjitha aktivitetet futbollistike këtë fundjavë në Kosovë!

Pezullohen të gjitha aktivitetet futbollistike këtë fundjavë në Kosovë!

0
Pezullohen të gjitha aktivitetet futbollistike këtë fundjavë në Kosovë!

Rritja enorme e rasteve me “Covid-19” në vendin tonë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të miratoj një sër masash për të parandaluar përhapjen edhe të mëtejme të pandemisë.

 

Gazeta “Sheshi” merr vesh që pas këtyre masave edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për t’i ndaluar të gjitha aktivitetet futbollistike në fundjavë, përcjell GazetaBlic.Komiteti Ekzekutiv ka mbajtur një mbledhje emergjente në pasditen e së premtes, ndërkohë që ka marrë vendim për t’i ndërprerë aktivitetet për ndeshjet e vikendit.

Kësisoji ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligë, xhiros së nëntë në Ligën e Parë dhe të gjitha kategorive të tjera do të pezullohen.Vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërkohë tashmë është e sigurtë që në fundjavë nuk do të ketë ndeshje.Rrjedhimisht ndeshjet e kësaj xhiro do të shtyhen për në mesjavë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here