Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka” kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se mënyra e formimit të kësaj bashkësue është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 dhe 2015.
“Nuk ka vend për arbitraritet”, tha Petkoviq, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me Asociacionin në një intervistë për agjencinë kroate Hina, në të cilën kryeministri i Kosovës deklaroi se, duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shihte se çfarë lloj drafti ka përgatitur Ekipi Menaxhues.





