LAJME

Petkoviq: S’mu dha leja ta vizitoj Manastirin e Deçanit, i tregova Lajçakut

Petkoviq: S’mu dha leja ta vizitoj Manastirin e Deçanit, i tregova Lajçakut
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2021, 17:00

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq s’është lejuar të futet në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Manastirin e Deçanit që ishte paraparë për ditën e nesërme.

Vizita e Petkoviqit ishte planifikuar të jetë dy ditore por të njëjtit autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, njofton kjo zyrë.

Në një komunikatë të kësaj zyre thuhet se do t’i informojnë faktorët ndërkombëtarë për ndalimin e fundit të Petkoviqit përfshirë edhe Emisarin Lajcak i cili sot qëndron në Serbi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika