Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duke mos e lejuar referendumin serb në Kosovë po i konfronton serbët që jetojnë këtu, derisa ka paralajmëruar se ky veprim nuk do të kalojë pa pasoja.
“Parlamenti në Prishtinë duke vendosur të pengojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë hyri në një fazë të konfrontimit të hapur me popullin serb në Kosovë dhe u përpoq ta anulojë plotësisht të drejtat më elementare politike dhe civile të serbëve, kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, ka thënë Petkoviq sot.





