LAJME

Petkoviq: Kurti po mashtron, s’ka afat të caktuar për marrëveshje

Petkoviq: Kurti po mashtron, s’ka afat të caktuar për marrëveshje
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2022, 15:47

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se pranvera e vitit 2023 është afati për arritjen e marrëveshjes për normalizim me Serbinë.

“Kurti është duke mashtruar publikun para fytyrës. Faktet janë që nuk ka kurrfarë afati të paracaktuar për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur Petkoviq, raporton Tanjug.

“I vetmi tik-tak që po bie është ai për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se ‘afati’ ekziston vetëm në kokën e Kurtit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika