Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se janë duke bërë gjithçka që të ruhet paqja.
Gjatë një konference për media ai ka shtuar se kjo nuk është e tëra në dorën e Serbisë, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që “ta ndalojë kryeministrin Albin Kurti, ngasë nëse nuk ndodh kjo, nuk ka për çfarë të flitet”.





