LAJME

Petkoviq: Kosova nuk e ka ndërmend ta lejojë formimin e Asociacionit

Petkoviq: Kosova nuk e ka ndërmend ta lejojë formimin e Asociacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2023, 15:37

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk ka ndërmend të lejojë asnjëherë formimin e një Asociacioni të komunave serbe.

Siç thotë ai, “Prishtina fshihet pas Gjykatës Kushtetuese” dhe se sipas Petkoviqit “kjo është një taktikë e qartë për të mashtruar sërish Brukselin”.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, i cili tha të mërkurën në T7 se nëse themelohet Asociacioni është i destinuar që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe bie prapë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika