Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë’ Petar Petkovic, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, për të cilën ka thënë se këto veprime po bëhen për t’i frikësuar serbët.
Ai po ashtu, ka thënë së si qëllim i këtyre aksioneve është edhe dëbimi i serbëve nga Kosova.
“Kjo është hera e katërt në vetëm pak muaj që Kurti dërgon forca speciale të armatosura në Shtërpcë, të gjitha me qëllim të frikësimit dhe përpjekjes për të dëbuar serbët e mbetur dhe për ndërprerjen e lidhjeve të tyre me zonat e tjera serbe”, tha ai.
Ai ka shtuar se, Serbia edhe në të ardhmen do të vazhdoi të ndihmojë serbët në Kosovë në mënyra të ndryshme
“Shteti i Serbisë do të vazhdojë ta ndihmojë Shtërpcën si ekonomikisht, ashtu edhe në mënyra tjera dhe Kurti nuk mund ta pengojë këtë”, ka shtuar Petkovic.