Pesë kriteret që i përmendi gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, kryenegociatori Besnik Bislimi në lidhje me Asociacionin, nga pala serbe po pretendohet se nuk janë diskutuar fare në takimin e Brukselit.
Petkoviq i reagon Bislimit: Gënjeshtër e pastër nga ai, s’kemi folur për kritere të Asociacionit

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, përmes një shkrimi në Twitter, e ka quajtur këtë “gënjeshtër të pastër të Bislimit”.
“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.” – ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

