Kreu i delegacionit serb, Petar Petkoviq, tha se pala serbe ngriti çështjen e të zhdukurve dhe gjithçka që lidhet me të, sepse është një çështje civilizuese që duhet të zgjidhet, gjatë takimit me zëvendësministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.
Petkoviq: Bisedimet ishin shumë të vështira në Bruksel, ekipi serb insistoi për Asociacionin

Ai tha sot në Bruksel se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se ekipi serb insistoi në përmbushjen e gjithçkaje që ishte rënë dakord, veçanërisht për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe se ai ngriti çështjen e personave të zhdukur, raporton Tanjug.
“Pas nesh janë tre orë e gjysmë bisedime shumë të vështira, që flasin vetëm për pozicionin e shtetit të Serbisë sot, por më besoni, ekipi ynë luftoi fort dhe me vendosmëri dhe më e rëndësishmja me argumente”, tha Petkoviq.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë

Fermerët kërkojnë kontrolle në të gjitha fabrikat përpunuese të qumështit

MINTI e zgjat edhe për 30 ditë masën për kufizimin e çmimeve të derivateve

