• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Pesë takime me rezultate të vogla – çka mund të sjellë takimi i gjashtë Kurti-Vuçiq?

tvprizreni by tvprizreni
November 11, 2022
in LAJME, VENDI
0
Pesë takime me rezultate të vogla – çka mund të sjellë takimi i gjashtë Kurti-Vuçiq?
0
SHARES
191
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ende nuk ka një marrëveshje finale me Serbinë, e madje as përafrim drejt këtij epilogu, ndonëse deri tani janë zhvilluar pesë takime të nivelit të lartë mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i parë i zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 15 qershor të vitit të kaluar në Bruksel, 16 muaj pas fitores së LVV-së në zgjedhjet qendrore, krah të të cilëve ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

E nuk vonoi shumë dhe ndodhi edhe takimi i dytë. Vetëm një muaj më pas, saktësisht më 19 korrik 2021, Kurti e Vuçiqi u takuan sërish në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel. Ky takim ishte i ndërmjetësuar sërish nga dyshja, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Shefi i qeverisë kosovare takoi sërish ballë për ballë Vuçiqin, veçse atëbotë në kuadër të Samitit Bërdo-Brijuni në Slloveni, që u mbajt më 6 tetor të vitit të kaluar.

Takimi mes tyre u pat realizuar në praninë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në pushimin mes sesioneve.

Më pas, Kosovën dhe Serbinë i bëri bashkë edhe një darkë joformale në Berlin. Më 4 maj të këtij viti, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i fundit, por jo edhe nga rëndësia, u zhvillua këtë verë, më 18 gusht 2022, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Mirsolav Lajçak.

Por çka në fakt i sollën Kosovës këto takime?

Analisti politik, Gazmir Raci, tha për klankosova.tv, se ka pasur lëvizje të vogla.

“Në këto procese të mëdha, nuk arrihen rezultate të mëdha në një takim”, tha fillimisht Raci.

Ndërkohë, njohësi i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, tha për klankosova.tv, se vendimet e gabuara dhe të pakoordinuara të Qeverisë, kanë shërbyer dhe janë përdorur si pretekst nga Serbia për të nxitur dorëheqjet e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të vendit, të cilët kanë qenë të integruar në institucionet tona shtetërore.

“Situata aktuale në Kosovë është shumë e brishtë shikuar nga çdo aspekt. Si rrjedhojë, sot në veri të vendit ka vakum të sundimit të rendit dhe ligjit, dhe situata mbetet e tensionuar me tendenca të përkeqësimit. Ky kontekst determinon në masë të madhe edhe përmbajtjen e takimeve të nivelit të lartë politik në Paris”, tha ish-ministri i Integrimeve Evropiane.

Mirëpo, një takim i gjashtë Kurti-Vuçiq, kësaj radhe nën udhëheqjen e presidentit Macron, ka të ngjarë të zhvillohet edhe sot ose nesër, gjatë qëndrimit të dyshes në Paris për Samitin e Paqes.

Kështu të paktën ka njoftuar shefi i ekzekutivit kosovar përmes një videoje në Facebook, para nisjes për në Paris.

“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje”, tha fillimisht Kurti, për të shtuar: “Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne”.

Për takimin i cili mund të ndodhë sot ose nesër mes Kurtit, Vuçiqit e Macronit, analisti politik Gazmir Raci u shpreh se pret ulje të tensioneve, rikthim në tavolinë për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura dhe koncentrim për finalen.

“E shihni se tash edhe liberalizimi i vizave, për mendimin tim, është i ndërlidhur me dialogun edhe pse po thuhet për kritere teknike shtesë. Kosova nuk e ka luksin të refuzojë bllanko këshillat e miqve. Lufta në Ukrainë na ka mësuar se sa të rëndësishme janë aleancat strategjike kundër hegjemonëve”, shtoi Raci për klankosova.tv.

Në anën tjetër, Çollaku shtoi se fokusi i takimeve pritet të jetë ulja e tensioneve, dhe jo propozimi franko-gjerman, respektivisht tek marrëveshja përfundimtare.

“Fokusi i takimeve pritet të jetë tek ulja e tensioneve, dhe jo tek propozimi franko-gjerman, respektivisht tek marrëveshja përfundimtare. Si përfundim, nuk mendoj se duhet të kemi pritje të mëdha nga takimet në fjalë, dhe fatkeqësisht do të mund të kemi vetëm edhe një mundësi tjetër të humbur”, tha opinionisti politik, Çollaku. /Klankosova.tv

Download Nulled WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download samsung firmware
Download Premium WordPress Themes Free
online free course
Previous Post

Kryetari , Shaqir Totaj, nënshkroi 10 kontrata me përfituesit e projektit “Mbështetje shumëdimensionale socio-ekonomike për familjet dhe institucionet e pa favorizuara në 6 komuna të Kosovës”

Next Post

Çështja e targave, Vuçiq: Pas 21 nëntorit na pret një situatë shumë e komplikuar

Next Post
Vuçiq: Njohja e Kosovës nga Izraeli na lëndoi, lajmet për sulme janë të rreme

Çështja e targave, Vuçiq: Pas 21 nëntorit na pret një situatë shumë e komplikuar

Të Fundit

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

March 29, 2023
Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

March 29, 2023
Kjo është prova përmes së cilës policia po synon t’i zë sulmuesit e Top Channel

Kjo është prova përmes së cilës policia po synon t’i zë sulmuesit e Top Channel

March 29, 2023
Përfundoi takimi mes Kurtit dhe Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në Maqedoninë e Veriut, nesër ne agjendë çështjet ekonomike

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

March 29, 2023
Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.