- Reklama -

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, në Ferizaj vjehrra sulmoi nusen me shkop druri

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit.Sipas të dhënave të raportit policor, rastet kanë ndodhur në këto qytete: Fushë Kosovë, Hani Elezit, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut.Në Ferizaj një grua ka raportuar se është sulmuar nga vjehrra e saj me një mjet të fortë druri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00. Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore.E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e PK.Në Hani Elezit dje rreth orës 11:30 është arrestuar një burrë , pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në Ferizaj një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Policia e Kosovës ka arrestuar për dhunë në familje një burrë në Gjakovë.I njëjti dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Mitrovicë të Jugut.Mbrëmë rreth orës 18:00 një grua ka raportuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetët nën hetime.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort