LAJME

Pesë persona lëndohen rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Rahovec

Pesë persona lëndohen rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2021, 13:19

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në trafik që është shkaktuar të hënën në fshatin Mrasor të Rahovecit, njofton Gazeta Blic.Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Në fshatin Mrasor ka ndodhur një aksident në mes dy veturave. Deri te aksidenti ka ardhur kur njëra veturë, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, ka hyrë në tejkalim në kthesë dhe e ka goditur veturën e cila ishte në përballkalim.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda pesë persona”, tha Xhurkaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika