LAJME

Pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare, liderët e Evropës mblidhen në Tiranë

Pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare, liderët e Evropës mblidhen në Tiranë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Dhjetor 2024, 17:21

Takimi i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj të vitit 2025.

A2 CNN mëson se ky takim, një nismë e presidenti të Francës, Emmanuel Macron, do të mbahet pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Takimi i Komitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë liderët evropianë dhe do të jetë një mundësi për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Evropian.

Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez, Viktor Orban.

Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datën 9 maj, për të cilën partitë e vogla ngritën pretendimin se do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj, duke i propozuar presidentit shqptar, Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve.

Katër ditë më parë, presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare. Në argumentimin e tij për këtë datë, ai theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga ndërkombëtarët që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika