- Reklama -

Përvetësoi mbi 200 artefakte nga gërmime të paautorizuara, ndalohet një person në Gjilan

Policia dhe Prokuroria kanë njoftuar se D.H. është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se përvetësoi mbi 200 artefakte arkeologjike, prej tyre 80 monedha antike nga gërmime arkeologjike të paautorizuara në një zonën të mbrojtur arkeologjike.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Gjilanit në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës kanë identifikuar aktivitete të paautorizuara në vende arkeologjike dhe më 10.02.2025 është autorizuar Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Prishtinë që të nisë hetime në çështjen penale ndaj të pandehurit D.H. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – punimet e paautorizuara dhe përvetësimet e monumenteve kulturore.

- Reklama -

“Ndërsa, sot më datën 13 shkurt 2025, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, nga policia është realizuar urdhër kontroll në lokalin e tij në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri D.H. është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort