LAJME

Përurohet Busti i Bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Përurohet Busti i Bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2023, 08:54

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri, ka bërë të ditur se është përuruar busti i ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në fshatin Pagarushë të Malishevës ëhtë përuruar e Bustit të “Bilbilit të këngës shqipe”.

“Në vendlindjen e saj katundi i saj i zemrës do të shkëlqejë edhe më shumë”, ka shkruar këngëtari.

“Nexhmije Pagarusha ngrihet hirplotë në sheshin me të njejtin emër, nga skulptori ferizajas, mjeshtri Agon Qosa.

Gëzuar artdashës, shqiptarë kudo jeni!”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika