- Reklama -

Përurohen tribunat e reja dhe zhveshtoret e stadiumit të Malishevës

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, përuruan sot tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ky projekt përfaqëson një investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës.

Në njoftim bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm zyrtarë komunalë, përfshirë drejtorin për sport, Fitim Shala, dhe drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka mbikëqyrur realizimin e projektit. Shiriti i përurimit u pre nga kryetari Kastrati, zv/ministrja Osmani dhe kapiteni i FC “Malisheva”, Dreni Kryeziu.

- Reklama -

Kastrati falënderoi zv/ministren Osmani për mbështetjen e MKRS-së, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në Malishevë.

Sipas njoftimit, ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të tribunave dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse.

“Malisheva është bërë një qendër sportive me rezultate të dukshme në futboll, atletikë, not dhe sporte të tjera. Çdo investim në sport është investim në të ardhmen e rinisë sonë të shëndetshme,” theksoi Kastrati.

Zv/ministrja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës dhe përgëzoi sportistët për kushtet e reja të krijuara.

Ajo premtoi se MKRS do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën sportive të Malishevës dhe jo vetëm, duke mbështetur më tej zhvillimin e sportit. Ajo gjithashtu përgëzoi FC “Malisheva” për sukseset e fundit dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Kastrati dhe Osmani inspektuan nga afër tribunat e reja dhe të gjithë kompleksin e stadiumit, i cili shquhet për stazat e tij të atletikës, duke e bërë Malishevën një qendër të rëndësishme sportive në nivel kombëtar.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort