Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është bërë përurimi i amfiteatrit dhe sallës së mbledhjeve të Fakultetit të Edukimit, të rinovuar dhe furnizuar me pajisje, donacion nga kryesia e Këshillit Turk në Kosovë.
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në ceremoninë e organizuar me këtë rast e falënderoi kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Qeverinë turke, për donacionin e dhënë për rinovimin e hapësirave mësimore dhe për mbështetjen e vazhdueshme të zhvillimit të këtij universiteti që nga themelimi. Rektori Alishani theksoi se ky donacion, do të na mundësojë zgjerimin e kapaciteteve tona drejt rritjes së cilësisë të arsimit dhe inovacionit dhe se do të ofrojë mundësi për të investuar në teknologji të reja, resurse më të avancuara dhe infrastrukturë të përmirësuar për të krijuar një mjedis të përkrahur dhe inkurajues për studentët dhe stafin akademik.








