Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka treguar se gjatë vitit 2020, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovë kanë ndodhur vetëm 57 incidente nëpër objekte fetare dhe prej tyre vetëm tetë në kisha ortodokse.
Ai ka thënë se bazuar nga të dhënat asnjë nga këto nuk është cilësuar me motive fetare.
“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në objektet fetare gjatë vitit 2020, vetëm tetë kanë ndodhur në kisha ortodokse dhe 45 nëpër objekte fetare islame. Shumica e rasteve ishin vjedhje, ndërsa asnjë nga 57 incidentet nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht. Ne mbrojmë trashëgiminë tonë”, ka shkruar Çeku në Twitter.





