Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të përplasen me policinë, që po e mban rendin.
Protestuesit tentojnë të shkojnë në zonën që policia e ka bllokuar.

Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të përplasen me policinë, që po e mban rendin.
Protestuesit tentojnë të shkojnë në zonën që policia e ka bllokuar.
U.d. i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, iu bëri thirrje protestuesve për qetësi, derisa tha se nëse vazhdohet me tensione të tilla, protesta do të ndërpritet.
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, bëri thirrje për qetësi, derisa tha se deputetët që nuk po e ndërpresin seancën duan të provokojnë, sipas tij, në mënyre që protestuesit të ndeshen me policinë.
“Qeveria Kurti po e njollos luftën duke votuar me Listën Serbe”, tha ai, duke iu referuar votimit të Projektligjit pë pagën minimale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



