- Reklama -

Përplasje mes deputetëve të VV-së e PDK-së, Beqa e Qalaj lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Një tjetër përplasje midis pushtetit dhe opozitës u shënua të martën, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që në rend dite kishte pasqyrat financiare të Telekomit për vitin 2021.
Shkak i kësaj përplasjeje u bë procesverbali i mbledhjes së kaluar, raportoi EO-ja.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa dhe Rashit Qalaj, kanë lëshuar mbledhjen pas mospajtimeve me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku.

- Reklama -

Beqaj ka kërkuar nga deputetja Sadiku që të kërkojë falje për, siç tha ai, mashtrimin e qytetarëve me kauza të rrejshme.

“Unë kam thënë për mënyrën e qeverisjes në Kosovë. Këto ide teorike iu kisha lut t’i hiqeni, iu kisha lut të jeni seriozë dhe të mos flisni për deputetë. Falje kërkoni qytetarëve që i keni mashtruar me kauza të rrejshme”, ka thënë ai.

Deputetja e VV-së, tha se vetë PDK-ja ka përdorur në Kuvend gjuhë joparlamentare.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme poetike ju e përsëritët prapë një gabim. Në mes të parlamentit keni thënë ‘ta heqë kokën’. U jeni referuar deputetëve të LVV-së. Gjuha juaj ka qenë joparlamentare”, ka thënë ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort