Një tjetër përplasje midis pushtetit dhe opozitës u shënua të martën, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që në rend dite kishte pasqyrat financiare të Telekomit për vitin 2021.
Shkak i kësaj përplasjeje u bë procesverbali i mbledhjes së kaluar, raportoi EO-ja.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa dhe Rashit Qalaj, kanë lëshuar mbledhjen pas mospajtimeve me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku.
Beqaj ka kërkuar nga deputetja Sadiku që të kërkojë falje për, siç tha ai, mashtrimin e qytetarëve me kauza të rrejshme.





