Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit dyshohen se janë ndeshur qëllimisht me automjete përderisa ishin në lëvizje.
Policia ka njoftuar se pas kësaj ndeshje të qëllimshme të dyshuarit të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Njëri prej të arrestuarve ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF, në Suharekë, i cili më pas është liruar.





