LAJME

Përparim Rama reagon për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet

Përparim Rama reagon për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 13:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

Sipas Ramës, ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Nga këta të fundit, kryetari tha se ka marr siguri që çështja do të rregullohet deri nesër.

“Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar. Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shrkuar Rama në një postim në “Facebook”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika