Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se mund të jetë njeriu më i urryer për shkak të tollovisë së shkaktuar të premten në Prishtinë nga testimi i unazës njëkahore.
“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit “Manifesta” me të cilën ka mbajtur konferencën përmbyllëse të festivalit.






