Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e tronditur për atë që ajo e përshkroi si shkatërrim surreal të shkaktuar nga përmbytja e javës së kaluar në Gjermani.Merkel vizitoi zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore të dielën, duke biseduar me të mbijetuarit dhe punëtorët e urgjencës.Të paktën 188 njerëz në Gjermani dhe Belgjikë tani dihet se kanë vdekur nga përmbytjet.
Përmbytjet: Merkel e tronditur nga shkatërrimi ‘surreal’

Shiu i madh po vazhdon të shkaktojë dëme, duke u zhvëndosur tani në pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë jugore.Ndërkohë në Gjermaninë perëndimore, autoritetet thanë që diga Steinbachtal, në jug-perëndim të Bonit, mbetet në rrezik për prishje pasi banorët u evakuuan nga shtëpitë.Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

