Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përmbyllur intervistimin e tetë kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit në nivel të prokurorive themelore, proces ky, i cili ka nisur në qershor të vitit 2020 dhe ka vazhduar me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021.
Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të Shtetit

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve është përbërë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial dhe është kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa pas përmbylljes së këtij procesi, ky Komision do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.
“Gjithashtu, me ketë rast, janë respektuar të gjitha afatet ligjore të zhvillimit të procedurave rekrutuese dhe janë zbatuar standardet profesionale, gjë që përbëjnë një proces të drejtë dhe transparent të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të secilit kandidat. Rrjedhimisht, procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

