Është përmbyllur me sukses edicioni i 18-të i Panairit të Librit “Prizreni 2026”, i mbajtur nga 29 korriku deri më 2 gusht në qendër të Prizrenit.
Përmbyllet me sukses edicioni i 18-të i Panairit të Librit “Prizreni 2026”

Në panair morën pjesë mbi 20 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat prezantuan botime në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhën boshnjake e turke.
Gjatë pesë ditëve u zhvillua edhe programi letrar me promovime, diskutime dhe takime me autorë e lexues, ndërsa organizatorët e vlerësuan edicionin si të suksesshëm për nga pjesëmarrja dhe interesimi i publikut.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

