Në një marsh protestues që u organizua sot në Ferizaj, Milazim Tahiri, daja i 21-vjeçares Erona Cokli e cila u vra pasditen e së premtes në Ferizaj, tha se shoqëria duhet ta ndihmojë drejtësinë.
Tahiri tha se dëshiron që “gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”.
“Unë jam Milazim Tahiri, daja i Drilonit. Unë mendoj se edhe ne si shoqëri në përgjithësi do t’i bashkojmë forcat dhe do t’i ndihmojmë drejtësisë. Boll na vranë. S’durohet më kështu. Unë mendoj që të jetë ky rast i fundit, se na vranë Marigonën, na e vranë Liridonën, na e vranë Eronën. Boll më me vrasje. S’ka më vrasje. Dëshira ime është që gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, tha ai në një deklarim të shkurtër para gazetarëve.





