LAJME

Përleshje pas mosmarrëveshjes në trafik në Duhël të Suharekës, i dyshuari e ekspozoi armën para dy personave që i sulmoi

Përleshje pas mosmarrëveshjes në trafik në Duhël të Suharekës, i dyshuari e ekspozoi armën para dy personave që i sulmoi
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2026, 08:04

Një mosmarrëveshje në trafik në Duhël të Suharekës përfundoi me përleshje, arrestim dhe konfiskim të një armë zjarri.

Në orët e para të së dielës, më 12.07.2026, një person dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje trafiku, njofton Policia e Kosovës.

Përveç sulmit fizik, ai dyshohet se kishte ekspozuar edhe një armë para tyre.

Pas reagimit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe pastaj konfiskuar pistoleta me një fishek.

I dyshuari për këtë rast ka marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika