- Reklama -

Përleshje në oborrin e shkollës teknike në Prizren, dy persona rrahin një të mitur

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në shkollën teknike ’11 Marsi’ në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në përleshje janë përfshirë tre të mitur, me ç’rast dy prej tyre dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

- Reklama -

Si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rrahjes, i mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar viktimën dhe të dyshuarit janë arrestuar.

Bazuar në dëshminë e 17-vjeçarit, e gjithë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku për shkak të një konflikti të mëhershëm, dy të dyshuarit e kanë rrahur duke e goditur me grushte.

Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor në praninë e avokatëve të tyre dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort