Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në shkollën teknike ’11 Marsi’ në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në përleshje janë përfshirë tre të mitur, me ç’rast dy prej tyre dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rrahjes, i mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.




