Rastet e mosmarrëveshjeve e konfliktet për motive të ndryshme mes familjarëve shpesh përfundojnë në Polici, si pasojë e kërcënimeve e përleshjeve që pasojnë. Incidente të tilla nuk janë të rralla në vendin tonë dhe ka raste kur kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të kanosjes serioze që nisi si zënkë e vazhdoi me rrahje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se të dyshuarit janë nga familja Çoçaj, të cilët u futën në sherr pas një zënke të momentit, që më pas eskaloi. Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit është vëllai i viktimës, i cili i doli në ndihmë pasi ky i fundit u kanos me armë zjarri nga një person.





