Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në Prizren pasi tifozë të futbollit u përfshinë në përleshje.
Incidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes Liria-Vëllaznimi në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë pë Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Kallxo.com bëri të ditur se Policia ka nisur rast penal – lëndim trupor.
“Në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2,500 adhurues të futbollit, pati një përleshje në mes të shikuesve. Policia ka intervenuar shpejt dhe situata është qetësuar. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Derisa, Policia ka filluar një rast penal për veprën “Lëndim trupor”- bëri të ditur Bytyqi.
Tutje, ai theksoi se Policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në incident./Kallxo.com/