Protestuesit që po kundërshtonin vendimin për ndalimin e festimit të Ditën Ndërkombëtarë të Punës, në sheshin “Taksim” në Stamboll, janë përleshur me Policinë.
Përleshja ka ndodhur të mërkurën, në kohën kur protestuesit u përpoqën të shkonin në sheshin kryesor.
Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, për arsye sigurie, sheshin “Taksim” e ka shpallur prej kohësh vend të ndaluar për tubime dhe demonstrata. Por disa parti politike dhe sindikata janë zotuar të marshojnë në sheshin q ë sindikatat e shohin si simbol.
Në vitin 1977, persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr në një festë të organizuar me rastin e ditës së 1 Majit në “Taksim”, duke lënë të vdekur 34 persona dhe shkaktuar një rrëmujë.
Të mërkurën, policia ngriti barrikada dhe mbylli të gjitha rrugët që të çojnë në sheshin qendror të Stambollit, raporton AP.
Transporti publik në zonë ishte gjithashtu i kufizuar. Vetëm një grup i vogël përfaqësuesish të sindikatave u lejuan të hynin në shesh për të vendosur një kurorë në monumentin që është ngritur si kujtim për viktima e incidentit të vitit 1977.