Home LAJME Përleshje mes katër personave në Prizren, dje pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Përleshje mes katër personave në Prizren, dje pas një mosmarrëveshje në komunikacion

0
Përleshje mes katër personave në Prizren, dje pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Katër persona janë përleshur fizikisht, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, si thikë dhe shkop. Si pasojë e kësaj, të dyshuarit janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Më pas, ata janë liruar nga spitali dhe janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 27.07.2021 – 17:04. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta (shkop dhe thikë). Të lënduarit janë dërguar në Spital kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor dhe janë liruar nga spitali. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here